Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka ndarë një moment të veçantë me të rinjtë e komunës, duke e nisur ditën me kafe e biseda të frytshme.
Ai ka theksuar se rinia e Istogut është gjeneratori kryesor i kulturës dhe zhvillimit, duke përcjellë vlera e energji në çdo gjeneratë.
“Rinia është forca që e mban gjallë qytetin tonë. Nga argëtimi e deri te diskutimet e thella për vendin, këta janë liderët e së ardhmes,” u shpreh Ferati.
