Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar takim me banorët e nëndegës Lluga-Llukafc i Begut, ku është mirëpritur ngrohtësisht nga qytetarët.
Ferati theksoi se pjesëmarrja dhe mirënjohja e banorëve janë dëshmi e punës së bërë dhe e besimit që qytetarët kanë në projektet e LDK-së për komunën e Istogut.
Postimi i tij:
Në nëndegën Lluga-Llukafc i Begut u mirëpritëm nga banoret atje!
Pjesëmarrja dhe mirënjohja e tyre treguan se në këtë vend qëndrojmë ballëhapur para qytetarëve tanë, sepse planet tona gjithmonë shndërrohen në punë konkrete.
