Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë një zotim për të rinjtë e kësaj komune.

Ferati tha se çdo maturant i sapodiplomuar që regjistrohet në një universitet publik apo privat do të përfitojë bursë në vlerë prej 650 eurosh.

“Çdo maturant meriton mundësinë për të ndërtuar të ardhmen e vet. Bursë 650€ për secilin që vazhdon studimet! Rrugëtimi ynë vazhdon!”, ka shkruar ai.