Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar një nga fermat më të mëdha në Gusar, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e fermerëve të kësaj ane.
“Ferma si këto në Gusar janë të rralla në Kosovë. Me mbi 500 krerë lopë dhe më shumë se 400 hektarë me grurë e misër të mbjellë, fermerët e kësaj ane janë shembull i përkushtimit dhe punës së palodhshme,” ka shkruar Ferati.
Ai ka theksuar se për katër vitet e ardhshme, komuna ka një plan konkret për zhvillimin e bujqësisë, që përfshin ndërtimin e sistemeve të ujitjes, mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët, leje ndërtimore falas dhe heqje të taksave të padrejta.
