Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Imri Ahmeti rikandidon për kryetar të Lipjanit

GD
Gazeta Demos7 korrik 2025 në 20:46
Imri Ahmeti rikandidon për kryetar të Lipjanit

Imri Ahmeti ka konfirmuar se synon edhe një mandat tjetër në komunën e Lipjanit.

Ai në Facebook shkroi se rikandidimi i tij nuk është për pushtet, por për përkushtim në punë.

Postimi:

Të dashur qytetarë,

PO, do të kandidoj sërish për Kryetar të Komunës së Lipjanit.

Një rrugëtim që s’është veç politik, por edhe rrugëtim i zemrës, sepse Lipjani është pjesë e jetës sime, e përditshmërisë dhe e ëndrrave të mia.

Bashkë kemi bërë shumë punë. E kemi ndryshuar pamjen e Lipjanit dhe të fshatrave tona, duke e kthyer komunën tonë në shembull për gjithë vendin.

Por rruga nuk mbaron këtu. Ka ende shumë për të bërë. Ka projekte që presin të përfundojnë, rrugë që presin të hapen dhe vizione që duam t’i bëjmë realitet.

Me mbështetjen tuaj, nuk mund ta lëmë në gjysmë besimin dhe punën që kemi nisur bashkë, për një Lipjan edhe më të mirë.

Zgjedhjet e 12 tetorit janë mundësia jonë për të vazhduar punët e mira, për të mos e ndalur ritmin dhe për ta çuar Lipjanin edhe më përpara.

Dhe në këtë rrugë nuk jam vetëm. Çdo ditë, bashkë me ju, me shumë të rinj, profesionistë e qytetarë që po na bashkohen me ide dhe besim për Lipjanin, po e forcojmë këtë rrugëtim.

Prandaj, PO, do të kandidoj sërish për Kryetar të Komunës së Lipjanit. Jo për pushtet, por për vazhdimësi. Jo për lavdi, por për punë e përkushtim.

Ju ftoj të ecim bashkë, me besim dhe me punë, për Lipjanin që e duam. IA

Lipjan

Më shumë nga Lajme

  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit
  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi
  • 10:27Pritje deri në 1 orë, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:13Publikohet identiteti: Raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi