Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Inatet personale”, gjuha fyese e ofenduese në fushatë e papranueshme

GD
Gazeta Demos10 maj 2026 në 23:08
“Inatet personale”, gjuha fyese e ofenduese në fushatë e papranueshme

Gjuha ofenduese përdoret shpesh nga anëtarët e subjekteve politike.

Madje ajo bëhet edhe më e rëndë gjatë fushatës zgjedhore, siç tashmë është dëshmuar.

Ndonëse jo ofendime, por ende pa nisur zyrtarisht fushata, subjektet politike kanë nisur të hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës.

Praktika të tilla po konsiderohen si jo e duhur nga njohësit e politikave vendore.

Sipas profesorëve dhe njohësve të politikës, politikanët duhet ta kuptojnë peshën që mbajnë fjalët e tyre në publik.

“Në prag të fushatës zgjedhore është e rëndësishme që përfaqësusit politikë të kuptojnë që fjala e tyre ka ndikim të madh te qytetarët. Fushata duhet të shërbejë si hapësirë për prezantimin e ideve, vizioneve, dhe duke u fokusuar në çështje të rëndësishme për jetën e qytetarit. Kjo do të ndikonte që edhe qytetarët të ndihen të përfshirë dhe të jenë të motivuar të marrin pjesë në këtë proces demokratikë”, ka deklaruar Dren Gërguri, njohës i çështjeve politike.

Fushata zgjedhore ka për qëllim të bind qytetarin të shkojë drejtë një programi politik, por sipas ish-diplomatit Blerim Canajt, ajo po shfrytëzohet për gjuhë polarizuese.

“Jemi prej shoqërive të pakta në Evropë që votën e japin, jo për të gjetur zgjidhje, por për të përmbushur inatet personale. Pikërisht këtë po përpiqet ta arrijë sidomos zoti Kurti, sepse kam përshtypje që edhe më tutje nuk ka ndonjë program që do ta shpalosë”, ka theksuar Blerim Canaj, njohës i çështjeve politike, transmeton dukagjini.

Canaj e konsideron absurde edhe pjesën që lideri i Vetëvendosjes, vazhdon me akuza ndaj partive opozitare për zgjedhjet e reja.

“Është absurd që një parti që ka fitu 51 për qind, në vend se të jap ide si të dalim nga kjo situatë, po mundohet ta gjej një fajtorë. E lehtë ta fajësosh dikë për ta mbrojtur vetveten, dhe kjo mendoj se është një lloj strategjie”, ka deklaruar Blerim Canaj, njohës i çështjeve politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar 28 majin si datë zyrtare për fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor të 2026-tës

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 21:51Fatmir Brajshori mohon konfliktin Thaçi-Allaqi: Thaçi ka qenë më i urti dhe më i maturi
  • 21:22Nga numrat te ndikimi: gratë në qendër të agjendës së re për paqen dhe sigurinë
  • 21:17Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë
  • 21:10Mirjeta Durmishi me mesazh në Tetorin Rozë: Mos e shtyj, kontrollohu sot
  • 21:10Pacolli pas protesës së sotme: Koha kërkon më shumë se fjalë, kërkon punë dhe vepra