Është dita e tretë që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron në Kosovë për arsye familjare, pas marrjes së lejes për të vizituar vendlindjen.
Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Endrita Bajrami, një incident ka ndodhur jashtë shtëpisë së tij, në lagjen “Velania” të Prishtinës.
Një pjesëtar i EULEX-it dyshohet se ia ka drejtuar armën një familjari të Krasniqit, i cili ndodhej jashtë shtëpisë.


