Të paktën 114 fëmijë janë vrarë dhe 1,030 të tjerë janë plagosur në Ukrainë gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, duke shënuar numrin më të lartë të viktimave në mesin e fëmijëve në gati katër vjet luftë.
Shifrat janë bërë të ditura nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), i cili ka paralajmëruar për përshkallëzimin e dhunës ndaj fëmijëve në Ukrainë.
Sipas organizatës, kjo nënkupton se mesatarisht më shumë se tre fëmijë janë vrarë ose plagosur çdo ditë. Të dhënat përfshijnë vetëm rastet e viktimave të verifikuara nga Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara në Ukrainë.
Situata është përkeqësuar edhe më shumë gjatë muajit të kaluar, kur të paktën 146 fëmijë u vranë ose u plagosën në të gjithë vendin. Kjo paraqet një rritje prej 150 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Këto shifra të fundit tregojnë një përshkallëzim shqetësues të dhunës ndaj fëmijëve në Ukrainë”, ka deklaruar UNICEF-i.
