Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Incidenti mes Armend Zemajt dhe qytetarit është incizuar, Policisë i dorëzohen pamjet

GD
Gazeta Demos24 tetor 2025 në 16:39
Incidenti mes Armend Zemajt dhe qytetarit është incizuar, Policisë i dorëzohen pamjet

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident derisa po jepte intervistë në sheshin e Prishtinës.

Për këtë rast u deklarua gazetari Astrit Gashi, i cili po xhironte intervistën me të derisa ndodhi incidenti.

Ai tha se këto pamjet tanimë janë në Policinë e Kosovës, e cila është duke e trajtuar rastin.

“Sot pasdite gjate xhirimit te nje interviste me deputetin e Kuvendit te Kosoves Armend Zemaj, ka ndodhur nje incident fizik mes ketij te fundit dhe nje qytetari. Per incidentin eshte lajmeruar Policia e Kosoves, e cila i ka marre te gjitha pamjet e xhiruara nga kamera. Per te lejuar hetimin policor e pa penguar dhe pa ndikuar, nuk do te leshohem ne detaje te incidentit”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, policia ende s’ka dalë me deklaratë zyrtare për këtë rast.

Po ashtu, për rastin ku u përfshi foli edhe vetë Zemaj.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim të caktuar, këtë do e vërtetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë”.

Zemaj tha se reagoi në afekt pas ofendimeve nga qytetari.

“Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Ai ka kërkuar falje publike për këtë, duke thënë se është dashur ta ruajë qetësinë.

“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione”.

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit