Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati ka ndarë pamjet nga dy projekte të përfunduara në këtë komunë.
Ferati, përmes disa postimeve në facebook ka bërë të ditur se rruga Rusolia në Dobrushë dhe rruga ‘Idriz Nekaj’ në Shushicë të Ulët, të dy këto projekte kanë përfunduar.
“Rruga Rusolia në Dobrushë, tanimë projekt i përfunduar dhe investim në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës gjatë mandatit tonë të parë.
Rruga ‘Idriz Nekaj’ në S hushicë të Ulët është një tjetër projekt i përfunduar nga sektori i infrastrukturës.”, ka shkruar Ferati.