Drejtoria e Inspeksionit në Inspektoratin e Kryeqytetit ka nisur gjatë ditës së sotme një aksion për largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për reklama të vendosura në sipërfaqe të gjelbëruara, trotuare dhe në shtylla elektrike, të cilat janë vendosur pa autorizim nga institucionet përkatëse.
Qëllimi i këtij aksioni është heqja e reklamave ilegale dhe lirimi i hapësirave publike, veçanërisht trotuareve, në mënyrë që të sigurohet një lëvizje më e lirë dhe më e sigurt për këmbësorët.
