Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit për furnizimin me pajisje për ruajtjen e armëve, me një vlerë të parashikuar prej 5,000 eurosh.
Bëhet fjalë për një ritenderim të këtij aktiviteti, pasi procedura ishte publikuar edhe më herët gjatë këtij viti.
Sipas njoftimit për kontratë, autoriteti kontraktues synon të furnizohet me gjithsej 82 kasaforta metalike të dimensioneve të ndryshme, të destinuara për ruajtjen e armëve.
