Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në facebook, Mustafa ka thënë se Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së, duke theksuar se vendi kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta.

“Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta. Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre. Aty ku e kanë vendin”, ka shkruar Mustafa.