Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka komentuar një tekst të autorit izraelit Jose Leva Alvarez, me titull “Lëreni Bosnjën të shpërbëhet: Pse Donald Trump duhet ta njohë Republikën e pavarur Srpska”.
Murphy e ka cilësuar tekstin si pjesë të përpjekjeve lobuese për të ndryshuar narrativën për Bosnjën dhe Hercegovinën në Washington, duke e konsideruar atë ndër tekstet më të pazakonta të publikuara së fundmi.
Megjithatë, ai ka thënë se nga artikulli mund të nxirren edhe disa ide, raportonKlix.ba.
“Disa anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës mund të përpiqen të zbatojnë disa prej ideve të tij duke propozuar një vendim që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë Kosovën, si dhe një vendim tjetër për t’i ofruar SHBA-së një bazë në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shkruar Murphy.
