Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka nisur faza e mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gjatë kësaj jave, tre dëshmitarët e parë të mbrojtjes kanë dhënë dëshmitë e tyre ku theksi është vënë në rolin politik të Thaçit gjatë luftës dhe mungesën e autoritetit të tij komandues në UÇK. Dëshmitarët ndërkombëtarë, përfshirë figura të njohura diplomatike dhe ligjore, kanë ofruar një pasqyrë ndryshe nga ajo e prokurorisë.
Lidhur me këtë për “Front Online” ka folur ish-gjenerali i luftës së UÇK-së, Nuredin Lushtaku. Lushtaku ka deklaruar se e gjithë bota po e sheh padrejtësinë në Hagë.
Sipas tij, Gjykata është krejtësisht politike dhe ka synim degradinim e ish-krerëve.
“Ne dhe të gjithë Bota po e shohim që kjo gjykatë është e padrejtë dhe që po merret me gjëra të kota dhe është politike për me i degraduar njerëzit aty”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai shpreson që drejtësia do të triumfojë.
