Bedri Kukala, ish-i burgosur politik dhe i mbijetuar i masakrës së tmerrshme në Burgun e Dubravës gjatë luftës në Kosovë, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale të Deçanit në kuadër të subjektit politik Iniciativa Demokracia.

Ai mban numrin 11 në listën zgjedhore të “Iniciatives Demokracia”.

Kukala ka premtuar se do jetë zëri i qytetarëve.