Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ish-inspektori i BIA-s serbe: Millan Radoiçiqi ka ikur në Rusi

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 16:18
Ish-inspektori i BIA-s serbe: Millan Radoiçiqi ka ikur në Rusi

Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) në Serbi, Millan Zvezdanoviq, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare se kryeterroristi i sulmit në Banjskë të Zveçanit, Millan Radoiçiq, është larguar nga territori i Serbisë.

Zvezdanoviq, gjatë një paraqitjeje në televizionin serb N1, tha se, sipas informacioneve që ka nga BIA, Radoiçiqi ka shkuar në Rusi.

I pyetur nëse e ka lëshuar territorin e Serbisë me leje apo në mënyrë të paligjshme, ai tha se në pushtet është ende Partia Përparimtare Serbe (SNS).

“Atij nuk i është dashur leje”, deklaroi ai.

Sipas Zvezdanoviqit, largimi i Radoiçiqit nga Serbia ka shqetësuar “madje edhe një pjesë të udhëheqjes së lartë të BIA-s, e cila kishte skema biznesore dhe kriminale me të”.

Kujtojmë se me vendim të një gjykate serbe, Radoiçiqit i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar largimi nga vendi. Atij i është kërkuar që të paraqitet në stacionin kompetent policor çdo datë 1 dhe 15 të muajit. N1 i është drejtuar Gjykatës së Lartë në Serbi më 29 tetor, duke kërkuar informacion nëse Radoiçiqi po e respekton rregullisht këtë detyrim, por nuk ka marrë përgjigje.

Millan Radoiçiq është paraqitur para gjykatës për sulmin terrorist në Banjskë. Ai akuzohet se nga janari i vitit 2023 deri më 24 shtator të atij viti, ka siguruar armë, municion dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, të cilat i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit, kryesisht në zonën Bubanj Potok–Vërçin.

Më pas, këto armë i ka transportuar dhe magazinuar në lokacione të papërcaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe në pyje. Si udhëheqës i grupit terrorist, së bashku me disa persona të tjerë, më 24 shtator të vitit 2023 ka kryer aktin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Në atë kohë, Radoiçiqi ishte nënkryetar i Listës Serbe. Ai dha dorëheqje nga kjo pozitë pasi, përmes avokatëve të tij, vetëm pesë ditë pas sulmit në Banjskë, njoftoi se e kishte organizuar personalisht gjithçka.

Duke folur për Banjskën, Zvezdanoviq tha se kjo ngjarje duhet të shihet në kontekstin e zhvillimeve më të gjera gjeopolitike, duke theksuar se ajo ishte një mënyrë për të eliminuar mbetjet e fundit të shtetit të Serbisë në veri të Kosovës.

“Vlerësimi im politik për këtë rast është se ai çoi në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, në fakt, të udhërrëfyesit për realizimin e kësaj marrëveshjeje, dhe se përfaqësonte një mekanizëm për përmbylljen e tërësisë territoriale të Kosovës”.

“Me pranimin gojor të kësaj marrëveshjeje dhe mënyrës së zbatimit të saj, udhëheqja politike e këtij vendi u gjend në një problem serioz. Ai (Alleksandar Vuçiq, president i Serbisë në atë kohë, v.j.) thoshte se nuk kishte nënshkruar asgjë, por punonte për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, e cila nënkuptonte largimin e të gjitha institucioneve të shtetit të Serbisë nga veriu i Kosovës”, shpjegoi ai.

Ai vlerëson se çështja e përgjegjësisë së personit që organizoi drejtpërdrejt grupin e armatosur është një hallkë e rëndësishme për përcaktimin e kontekstit politik dhe të sigurisë së kësaj “aventure të sigurisë”.

Ai shtoi se lidhjet mes BIA-s dhe Millan Radoiçiqit ishin të fuqishme, por se vetëm hetimi do të përcaktojë nëse BIA kishte dijeni për sulmin terrorist në Banjskë dhe nëse ndoshta kishte marrë pjesë në organizimin e tij.

“Largimi i tij është problemi kyç – kjo do të thotë se ai do të jetë i paarritshëm për autoritetet e reja, të cilat do të synojnë t'i vërtetojnë këto fakte”, përfundoi ish-inspektori i pavarur i BIA-s serbe, Millan Zvezdanoviq.

millanserberadoiçiqi

Të ngjashme

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë

19:11

Më shumë nga Lajme

  • 16:42I vazhdohet për dy muaj paraburgimi Feim Salit, i cili dyshohet për spiunazh te BIA serbe
  • 16:06Presidentja e Bullgarisë Iotova i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen e tyre për Kosovën
  • 16:05Presidentja dekretoi ligjin për Byronë, reagon Gërvalla: Shumë e lumtur
  • 16:05Komuna e Mitrovicës apelon për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta
  • 15:55Ndihmëssekretari amerikan pas vizitës në Serbi: Urova serbët për suksesin në zgjedhje