Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e saj, Presidentja Iotova ka shprehur urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për Presidenten Shiroka Pula, duke vlerësuar vizionin e saj për të ardhmen e rajonit dhe përkushtimin ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.

Ajo ka theksuar se këto vlera përbëjnë një bazë të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.