Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish Ministrja Haradinaj: Mungesa e Kosovës në Samitin e NATOs, deficit diplomatik

GD
Gazeta Demos25 qershor 2026 në 20:22
Ish Ministrja Haradinaj: Mungesa e Kosovës në Samitin e NATOs, deficit diplomatik

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka kritikuar mungesën e Kosovës në aktivitetet politike të Samitit të NATO-s, duke e cilësuar atë si pasojë të një deficiti diplomatik dhe jo të statusit të vendit.

Haradinaj reagoi ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme se Kosova nuk merr pjesë në samitet e NATO-s pasi nuk është anëtare dhe nuk bën pjesë në Partneritetin për Paqe.

Sipas saj, ky argument bie poshtë nga rasti i vitit 2024, kur presidentja Vjosa Osmani ishte e ftuar në aktivitetet hapëse dhe përmbyllëse të Samitit me ftesë të zyrtarëve amerikanë.

“Po atëherë si ndodhi që në vitin 2024 Presidentja Vjosa Osmani ishte e ftuar në aktivitetin e hapjes me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit si dhe në aktivitetin e përmbylljes të Samitit, me ftesë të Presidentit amerikan? Vetë Presidentja Osmani atë pjesëmarrje e quajti “historike për Kosovën”, duke theksuar se SHBA bëri të mundur praninë e Kosovës pavarësisht se nuk ishte as anëtare e NATO-s dhe as pjesë e Partneritetit për Paqe e as shtet partner.”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj

Meliza haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 20:50Këtu mund ta ndiqni LIVE intervistën e ish-presidentit
  • 20:45Ky është mesazhi i Thaçit për partitë politike
  • 20:4249-vjeçari me urdhërarrest aktiv ndalohet në Shtime, dërgohet në vuajtje të dënimit
  • 20:26Aksident i rëndë trafiku në Sllatinë, përfshihen 3 vetura – 6 të lënduar
  • 20:14Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare