Ish-pjesëtari i UÇK-së Arton Hoti, ka folur lidhur me gjendjen shëndetësore të protestuesve.
"Jo veç gjendja ime por gjendja e të gjithë protestuesve është e keqe", tha ai.

Ish-pjesëtari i UÇK-së Arton Hoti, ka folur lidhur me gjendjen shëndetësore të protestuesve.
"Jo veç gjendja ime por gjendja e të gjithë protestuesve është e keqe", tha ai.
Derisa dha detaje edhe për ecurinë e protestës.
"Patëm një protestë, ishte protestë paqësore dhe nuk pati asnjë lloj provokimi derisa erdhi komandanti i policisë dhe u takua me Xhelal Sveçlën, pak minuta më herët Dejona Mihali e shkruajti një shkrim që na fyeti të gjithë neve si protestues dhe pastaj urdhërat për t'i sulmuar veteranët dhe strukturat e dala nga lufta erdhi nga truproja personale e Dejona Mihalit. Ajo vajza që komandonte Njësinë Speciale ishte truproja personale e Dejona Mihalit. Emri i saj është Marigona, mbiemrin e saj nuk e di fatkeqësisht", deklaroi ai në Klan.