Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-presidentja Jahjaga viziton komandën më të madhe të NATO-s në Napoli

GD
Gazeta Demos15 tetor 2025 në 10:08
Ish-presidentja Jahjaga viziton komandën më të madhe të NATO-s në Napoli

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se ka zhvilluar një vizitë në komandën më të madhe të NATO-s që mbulon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, me ftesë të Admiralit Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta.

Jahjaga, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka biseduar për integrimin e parimeve të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në operacionet aktuale dhe të ardhshme të NATO-s, si dhe për rolin e Kosovës si partnere e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Admiralin Munsch e përgëzova për punën e jashtëzakonshme të NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në Kosovë, që për më shumë se dy dekada kanë garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët tanë. Gjithmonë falenderuese për intervenimin e NATO-s në vitin 1999, hap ky i cili shpëtoi një popull të tërë nga gjenocidi serb dhe hapi rrugën drejt lirisë.

“Në fund shpreha thellësisht mirënjohjen time për udhëheqjen, partneritetin dhe miqësinë që Admirali Munsch dhe NATO e kanë ndërtuar me popullin e Kosovës. Bashkëpunimi ynë dëshmon se paqja nuk ruhet vetëm përmes forcave ushtarake, por edhe përmes vlerave të përbashkëta demokratike”, shkroi Jahjaga.

Atifete Jahjaga.

Më shumë nga Lajme

  • 18:51Limaj: Serbia e di çfarë ka humbur, por ne shqiptarët ende s’e kemi kuptuar çfarë kemi fituar
  • 18:47Njësia Speciale operacion në Fushë Kosovë, çka po ndodh?
  • 18:23Shiroka-Pula takon familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Do të veprojmë në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi
  • 18:10Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit
  • 18:03Rama: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësim në BE