Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-Sekretari Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime

GD
Gazeta Demos12 qershor 2026 në 20:50
Ish-Sekretari Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime

Në shënim të 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është hapur ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”, e cila sjell para publikut rrëfime vizuale nga vitet e para të pasluftës.

E organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me organizatën Heartstone, ekspozita paraqet fotografi të realizuara gjatë viteve 2000-2001 nga fotografi dokumentar britanik Nick Sidle.

Përmes objektivit të tij dokumentohen jo vetëm aktivitetet e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, por edhe përditshmëria, sfidat dhe shpresat e qytetarëve të Kosovës në periudhën e rindërtimit të vendit.

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord Robertson, kishte ndihmuar në sigurimin e qasjes dhe organizimin e ekspozitës në fillim të viteve 2000-2001 si dhe në të gjitha prezantimet gjatë periudhës së 25-vjetorit të KFOR-it në Kosovë.

Ai tha se konflikti në Kosovë mbetet i gdhendur në kujtesën e tij personale dhe politike.

“Çlirimi i Kosovës ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime dhe vizita ime e parë atje pas çlirimit ishte një moment i rëndësishëm uh në të gjithë karrierën time të gjatë politike, dhe Gjenerali Clark, i cili është gjithashtu në linjë sot, mendoj se ishte komandanti oficer në atë kohë kur unë po uh vizitoja. Kjo ekspozitë uh dhe këto fotografi të jashtëzakonshme e histori që janë hulumtuar dhe kuruar me aq mjeshtri, së bashku me të gjithë njerëzit e identifikuar në to, përmbledhin një nga periudhat më të paharrueshme të Evropës qysh nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ai.

Sipas tij, ekspozita është frymëzuese, edukative dhe historike, duke ofruar mësime të vlefshme për të gjithë vizitorët.

Më shumë nga Lajme

  • 08:19Çitaku: Nuk jemi këtu për puç, Kurti të vijë në Kuvend
  • 08:17LDK mbledh sot grupin parlamentar, pritet të diskutohet edhe për presidentin
  • 08:17PDK: Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues
  • 07:47Arrestohet një person në Merdare, dyshohet për spiunazh
  • 07:39Shkak temperaturat, sërish kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë