Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së kritikon Kurtin për letrën ndaj Sahit Jasharit: Kush dreqi na e shiti Albin Kurtin për intelektual, në këto pak rreshta mungon gjithçka

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 11:15
Ish-ushtari i UÇK-së kritikon Kurtin për letrën ndaj Sahit Jasharit: Kush dreqi na e shiti Albin Kurtin për intelektual, në këto pak rreshta mungon gjithçka

Juristi Ali Sefaj ka publikuar letrën që kryeministri në detyrë Albin Kurti la në librin e përkujtimeve për komandantin Sahit Jasharin, shkruan GazetaDemos.

Ai kritikoi Kurtin për shkrimin duke thënë se “kryeministri arrin të shkruajë disa rreshta të zbehtë, me formulime të paqarta, pa peshë historike, pa thellësi mendimi dhe pa ndjeshmërinë që kërkon një rast i tillë”.

“Kush dreqi na e shiti Albin Kurtin për intelektual? Sepse në këto pak rreshta mungon gjithçka që pret nga një intelektual: mendimi, artikulimi, kultura historike dhe ndjenja njerëzore”, shkruan Sefaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Shënimi i kryeministrit Kurti në librin e zisë për komandant Sahit Jasharin është dëshmia ma e mirë qe e çmonton narrativën që prej vitesh përpiqen të na paraqesin Albinin si intelektual.

Po flasim për Sahit Jasharin, një nga themeluesit e UÇK-së, bashkëluftëtar i Adem Jashari, veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare dhe një nga figurat që barti mbi supe jo vetëm luftën, por edhe kujtesën historike të saj. Një figurë që përfaqëson një kapitull të tërë të rezistencës shqiptare për çlirim.

E megjithatë, përballë një personaliteti të tillë, kryeministri arrin të shkruajë disa rreshta të zbehtë, me formulime të paqarta, pa peshë historike, pa thellësi mendimi dhe pa ndjeshmërinë që kërkon një rast i tillë. Teksti nuk arrin as të shpjegojë kush ishte Sahit Jashari, as pse jeta e tij ka rëndësi për historinë e Kosovës.

Intelektuali njihet kur përballet me historinë, jo kur mban fjalime politike. E kur përballë ke një nga themeluesit e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët më të afërt të Adem Jasharit, ndërsa prodhon një tekst që ngjan me një formular administrativ, atëherë pyetja lind vetvetiu:

Kush dreqi na e shiti Albin Kurtin për intelektual? Sepse në këto pak rreshta mungon gjithçka që pret nga një intelektual: mendimi, artikulimi, kultura historike dhe ndjenja njerëzore.

Por nuk mund as nuk di të shkruash, për atë qe kurrë se ke ndjerë!

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
  • 21:12Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu shef i ri kabinetit të tij
  • 20:55Spitali i Gjakovës jep detaje për incidentin me armë zjarri: Një person i plagosur në këmbë, dy gra lirohen pas kontrollit mjekësor
  • 20:55Qeveria thotë se furnizimin me rrymë e rrezikon edhe mospërfundimi i punimeve me kohë në njësinë B1, projekti financohet nga BE
  • 20:40Në profilin e Hashim Thaçit kthehet fotografia me uniformë: Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës