Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Izmir Zeqiri pas dorëzimit të detyrës në Zubin Potok: Kryetari i ri i lëvizi simbolet e Republikës brenda zyrës

GD
Gazeta Demos11 dhjetor 2025 në 09:46
Izmir Zeqiri pas dorëzimit të detyrës në Zubin Potok: Kryetari i ri i lëvizi simbolet e Republikës brenda zyrës

Ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka komentuar situatën në komunë pas betimit të kryetarëve të rinj në veri të Kosovës, përfshirë edhe kryetarin e ri të Zubin Potokut, Milos Pereviq nga Lista Serbe.

Zeqiri tha se pranim-dorëzimi është zhvilluar në dy takime të ndara, një në orët e paradites dhe një pasdite.

“Dje kishim një pranim-dorëzim të detyrës në formë protokollare. Kishim dy takimi, një para dite dhe një pas dite të pranim-dorëzimit të detyrës. Takimi ishte brenda kornizave të mirësjelljes, por jo takim i kënaqshëm. Ne i dhamë ato çka duhet”, deklaroi ai.

Zeqiri tha se ndërmjet dy takimeve ka vërejtur ndryshime brenda zyrës së kryetarit, të bëra nga ekipi i ri komunal.

“Nga para dite deri pas dite, kishte një ndryshim brenda zyrës, ku kryetari i ri flamurin e Republikës e kishte vendosur në anën e majtë dhe jo siç ka qenë në anën e djathtë, vetëm kishte zhvendosje. Po ashtu edhe fotografia e Presidentes ishte në anën e majtë, ky ishte një ndryshim”, theksoi ai për FrontOnline.

Ai tha se pret që Lista Serbe të nisë propagandë rreth këtij procesi.

“Unë e di se këta si LS do të lansojnë propaganda sepse janë mjeshtër të tyre”, u shpreh Zeqiri.

Sipas tij, kompetencat tashmë janë transferuar plotësisht te kryetari i ri.

“Ai i ka tash kompetencat e veta dhe unë kthehem në Zyrën për Komunitete’’, tha ai.

Ai tha se jashtë objektit komunal simbolet shtetërore nuk janë prekur.

“Jashtë zyrës ishte flamuri i Kosovës, janë të paprekur.”

Zeqiri foli edhe për mundësinë e sabotimeve nga ana e administratës së re.

“Këta do të bëjnë sabotim, por do të mbetet të shihet sepse janë gjëra që nuk mund të ndryshohen. Unë nuk besoj se do të mund të bëjnë ndryshim sepse ligji është ai”, përfundoi ai.

Izmir Zeqiri

Më shumë nga Lajme

  • 10:13Publikohet identiteti: Raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi
  • 09:56Arrestohen dy burra në Podujevë: Dyshohet se rrahën një grua, dërgohet në QKUK
  • 09:46Kryeziu - Çitakut: Për çfarë uzurpimi po flisni kur Kurti ka marrë dyfishin e votave të PDK-së?
  • 09:21Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”
  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00