Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ja se kur do të mbahet takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi

GD
Gazeta Demos29 mars 2026 në 17:57
Ja se kur do të mbahet takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Një zëdhënëse e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur për GazetaBlic se shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, është e gatshme të presë liderët e Kosovës dhe Serbisë për takime të Dialogut në nivel të lartë.

Sipas saj, një takim i tillë pritet të mbahet së shpejti, ndërsa çdo datë konkrete do të njoftohet në kohën e duhur.

“Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas është e gatshme të presë liderët e Kosovës dhe Serbisë për takime të Dialogut në nivel të lartë siç ka thënë Kallas, ajo është “e gatshme të presë një takim të nivelit të lartë së shpejti”. Ne do të njoftojmë për çdo takim të ardhshëm në kohën e duhur”.

Ndërkohë, siç thotë ajo procesi i dialogut vazhdon përmes takimeve të rregullta dypalëshe dhe takimeve trepalëshe të organizuara nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen në nivel të Kryenegociatorëve, si përgatitje për një takim të nivelit të lartë.

Kujtojmë se, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës do të udhëheqë dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Një ndryshim i tillë vlerësohet si “momentum i ri” nga vëzhgues politikë në Prishtinë.Lajmi u bë i ditur nga MPJD-ja, pas një takimi të udhëheqësit të kësaj ministrie, Glauk Konjufca, me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, në Prishtinë.

Mandatin e kaluar qeverisës, në nivel politik, Kosova në dialog është përfaqësuar nga kryeministri, Albin Kurti, ndërkaq në nivel kryenegociatorësh nga Besnik Bisilimi.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij