Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ja se kur priten reshjet e borës në Prishtinë

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 09:46
Ja se kur priten reshjet e  borës në Prishtinë

Platforma e njohur ndërkombëtare meteorologjike parashikon reshje të përziera shiu dhe bore të mërkurën, më 4 nëntor, ndërsa temperaturat minimale pritet të zbresin nën zero.

Temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme në fillim të nëntorit, ndërsa një parashikim i platformës ndërkombëtare Weather Underground sinjalizon mundësinë e reshjeve të përziera me borë.

Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga reshje atmosferike dhe ulje e temperaturave, sipas parashikimit dhjetëditor të publikuar nga platforma e njohur meteorologjike amerikane Weather Underground.

Sipas grafikut, të hënën, më 2 nëntor, priten reshje shiu, me temperaturat që do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 11 gradë Celsius. Sasia e reshjeve parashikohet të arrijë në rreth 5.8 milimetra.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe të martën, më 3 nëntor, kur temperaturat do të zbresin deri në 1 gradë Celsius.

Javën e ardhshme priten reshje bore në Prishtinë

Foto: Nacionale

Megjithatë, ajo që bie në sy në këtë parashikim është dita e mërkurë, 4 nëntor, kur Weather Underground sinjalizon mundësinë e reshjeve të përziera të shiut dhe borës gjatë orëve të paradites.

Temperaturat maksimale atë ditë parashikohen të jenë rreth 8 gradë Celsius.

Ftohja pritet të vazhdojë edhe të enjten, më 5 nëntor, kur temperaturat minimale mund të zbresin deri në minus 1 gradë Celsius.

Weather Underground është një platformë ndërkombëtare që mbështetet në modele meteorologjike dhe të dhëna nga një rrjet i gjerë stacionesh të motit.

Megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për një parashikim disa ditë përpara, mbetet të shihet nëse reshjet e mundshme të borës do të konfirmohen dhe në cilat zona mund të shfaqen.

temperaturatnëntorpritet

Të ngjashme

Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë

Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë

22:07
Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë, pas Shaip Kamberit

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë, pas Shaip Kamberit

21:56

Më shumë nga Lajme

  • 10:39Profesionistët shëndetësorë vaksinohen kundër gripit sezonal
  • 10:31Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML
  • 10:25Njihuni me Kfor Gashin, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë
  • 10:25Dhunë në Viti: Bashkëshorti dhe vëllai rrahin një grua, të dy përfundojnë në mbajtje
  • 10:23Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës