Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Njihuni me Kfor Gashin, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 10:25
Njihuni me Kfor Gashin, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë

Nuk është ushtarak, por mban emrin e një prej misioneve ndërkombëtare më të njohura në Kosovë. Kfor Gashi ka lindur në qershor 1999, vetëm katër ditë para se trupat e KFOR-it të hynin në Kosovë më 12 qershor 1999. Sot ai është 27 vjeç. Historia e emrit të tij është po aq e veçantë sa vetë emri.

Në një rrëfim të dhënë më herët Gashi kishte treguar se kishte lindur gjatë luftës, ndërsa disa ditë më vonë familja po ndiqte lajmet për hyrjen e trupave të KFOR-it në Kosovë.

Sipas tij, familjarët kishin parë ushtarët e KFOR-it dhe helikopterët në televizion, kur njëri prej tyre propozoi që foshnjës t’i vendosej pikërisht emri KFOR.

“Unë kam lindur në Kosovë në kohën e luftës, disa ditë para se të hyjë në Kosovë KFOR-i. Në momentin e hyrjes familja ka qenë duke i shikuar lajmet. Aty i kanë parë ushtarët e KFOR-it me helikopterë dhe daja i babës ka thënë: po ia lëmë emrin KFOR”, kishte rrëfyer ai.

Kfor Gashi ka jetuar në Kosovë deri rreth moshës dy vjeç e gjysmë.

Më pas, familja e tij është zhvendosur në Gjermani, ku ai ka vazhduar jetën pranë familjes në zonën e Eggenfeldenit, afër Mynihut.

Emri i tij vazhdon të tërheqë vëmendjen sa herë që prezantohet para njerëzve që nuk e kanë dëgjuar më parë.

Ai kishte treguar se reagimi më i zakonshëm është habia.

“Kur u tregoj se si e kam emrin, të gjithë ndalen dhe më pyesin: ‘Wow, çfarë emri interesant. Kush ta ka lënë emrin? E kujt ishte ideja?’”, kishte treguar Gashi.

Sipas tij, në Gjermani jo të gjithë e njohin menjëherë domethënien e emrit, ndërsa ata që kanë njohuri për historinë e Kosovës dhe misionin e NATO-s e kuptojnë më shpejt lidhjen.

Trupat e KFOR-it hynë në Kosovë më 12 qershor 1999, pas përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave jugosllave.

Fushata e bombardimeve kishte nisur më 24 mars 1999 dhe zgjati 78 ditë.

Pikërisht në ato ditë historike lindi Kfor Gashi, emri i të cilit mbeti si një kujtim personal i një prej momenteve më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës

kosovëkforditë

Të ngjashme

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

21:45
Shiroka-Pula pret ministrin malazez Dukaj, në fokus bashkëpunimi Kosovë–Mal i Zi

Shiroka-Pula pret ministrin malazez Dukaj, në fokus bashkëpunimi Kosovë–Mal i Zi

12:14
Kosovë–Zvicër, drejt një forumi ekonomik për rritjen e investimeve

Kosovë–Zvicër, drejt një forumi ekonomik për rritjen e investimeve

20:00
Koci propozon ditë zie në nderim të Arlindës dhe grave të vrara këtë vit

Koci propozon ditë zie në nderim të Arlindës dhe grave të vrara këtë vit

16:11

Më shumë nga Lajme

  • 08:53Kurti për rastin e Arlindës: Drejtësia në Kosovë shpesh ka dalë në krahun e të fortit
  • 08:05Posti i kryetarit, Rugova: Abdixhiku nuk e ka të lehtë ta udhëheqë LDK-në pas Ibrahim Rugovës
  • 07:41Kuvendi mban sot katër mbledhje të komisioneve, në agjendë inteligjenca dhe projektligjet për energjinë
  • 07:37Qeveria mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
  • 07:35KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë