Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

James Covey: Sami Lushtaku besohej se ishte përgjegjës për vrasje të shqiptarëve që bashkëpunuan me serbë

GD
Gazeta Demos1 tetor 2025 në 13:48
James Covey: Sami Lushtaku besohej se ishte përgjegjës për vrasje të shqiptarëve që bashkëpunuan me serbë

Gjatë dëshmisë në Hagë, dëshmitarit James Peter Covey iu prezantua një pjesë e librit të tij në të cilin kishte thënë se Sami Lushtaku ka pasur pozicion drejtues në UÇK. Ai kishte thënë se besohej që Lushtaku ishte përgjegjës jo vetëm për terrorizimin e serbëve por edhe për vrasje të shqiparëve që besohej se kishin bashkëpunuar me serbët.

“Sami Lushtaku ka pasur pozicion drejtues në UÇK gjatë konfliktit dhe më pas u njoh si Lord lufte virtuale. Sami Lushtaku besohej që ishte personi përgjegjës jo vetëm për të terrorizuar serbët por që ka vrarë edhe shqiptarë që besohej se kishin bashkëpunuar me regjimin serb përpara konfliktit”, lexoi prokurorja Vega Iodice nga libri i dëshmitarit.

Më pas, sipas prokurores, dëshmitari kishte përmendur faktin se si “Policia po synonte ta prangoste Lushtakun por me shumë të ngjarë nuk do të kishte dëshmitarë për atë”.

Sipas asaj që pretendohet se ka thënë dëshmitari Covey, është rënë dakord me KFOR-in që të mos procedohej më tej kjo punë se duhej të kishte prova të forta për këtë pretendim dhe një forcë civile- ushtarake dhe policore në zonën ku qëndronte Lushtaku.

“Po, fjalët e mia janë por unë do të doja ta shtjelloja më tej këtë”, tha dëshmitari.

Lushtaku, sipas asaj që thuhet në librin e dëshmitarit, ishte person i rëndësishëm dhe se arrestmi i tij do të kishte krijuar rrëmujë me të cilën duhej të merrej KFOR-i.

“Sami Lushtaku njihej si komandant i Zonës në Drenicë dhe kishte reputacionin e një rrugaqi…vendimi për ta arrestuar atë do të merrej kur të kishte prova të mjaftueshme për të përgatitur akuza dhe për të zgjidhur çështje gjyqësore sa më shpejtë. Pra, nuk do të ishte e saktë të thuhet që vendimi ishte që të mos arrestohet ai. Vendimi ishte që përpara se ta arrestoni- siguroni që i keni të gjitha provat dhe burimet e duhura”, tha ai.

Covey po ashtu deklaroi se Sami Lushtaku kishte shumë mbështetje në zonën e tij.

“Ai ishte shumë popullor dhe kishte shumë mbështetje në zonën e tij dhe e dinim këtë. Rrugaqët janë të njohur dhe kanë mbështetje. Pra, vendimi ishte që mund ta ndaloni atë në qoftë se i keni elementet dhe provat e mjaftueshme për ta zgjidhur sa më shpejtë”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari shtoi se këtë vendim nuk e ka marrë në konstultim me KFOR-in dhe se Bernard Kouchner nuk ka qenë i përfshirë. Pas kësaj, ishte informuar edhe KFOR-i.

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet