Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Janina Ymeri: Ligji për naftën është në favor të naftëtarëve, jo të konsumatorëve

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 19:22
Janina Ymeri: Ligji për naftën është në favor të naftëtarëve, jo të konsumatorëve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri në emisionin Gazeta ka kritikuar ashpër politikat aktuale lidhur me tregun e derivateve, duke thënë se ligjet dhe udhëzimet administrative janë hartuar kryesisht në favor të naftëtarëve.

Sipas saj, vetë kryetari i shoqatës së naftëtarëve ka deklaruar se çmimet dhe rregullimet janë bërë në koordinim me qeverinë aktuale, pra të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Vetë kryetari i shoqatës ka thënë se i kanë rregulluar çmimet me qeverinë e re. Nëse 99% e kërkesave të tyre janë përmbushur, atëherë nuk gjej qeveri tjetër që i ka ndihmuar më shumë naftëtarëve se kjo,” tha Ymeri në Gazeta.

Ajo shtoi se, duke analizuar ligjin për tregtinë e naftës, rezulton se ai është “kryekëput në favor të naftëtarëve dhe jo të konsumatorëve”. Ymeri gjithashtu theksoi se rritja e çmimeve në import nuk duhet të jetë barrë për qytetarët.

“Rritja e çmimit në import nuk është shqetësim i yni si qytetarë, por i shtetit dhe i naftëtarëve,” u shpreh ajo.

Deputetja rikujtoi se opozita ka bërë thirrje për krijimin e rezervave shtetërore të naftës, por sipas saj, një gjë e tillë nuk është realizuar.

“Nuk pritet nga opozita të ndikojë për naftëtarët, kur vetë kryetari i shoqatës thotë se ligjin e kanë bërë si kanë dashur,” përfundoi Ymeri./

nafta

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni
  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë