Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

BE kërkon “nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit” për serbët e Kosovës, sipas marrëveshjes Kurti-Vuçiq

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 17:10
BE kërkon “nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit” për serbët e Kosovës, sipas marrëveshjes Kurti-Vuçiq

“Nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit” për serbët e Kosovës ka kërkuar Bashkimi Evropian, në përputhje me Marrëveshjen Bazike, e cila ishte arritur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ish-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në vitin 2023.

Marrëveshja Bazike mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte arritur fillimisht në Bruksel më 27 shkurt 2023, dhe më pas ishin dakorduar për Aneksin e Zbatimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars të po atij viti.

Marrëveshja përmbante 11 nene. Neni i 7 i saj fliste për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i BE-së ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë të gjitha detyrimet e marra në kuadër të dialogut, pa vonesa të mëtejshme dhe pa parakushte, nëse duan të përparojnë në rrugën e tyre evropiane.

Të premten, në një intervistë për “France 24, Kryeministri Kurti, ka thënë se do ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, e cila, ndër të tjera, përmban edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Unë do ta respektoj dhe zbatoj Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Zbatimit të vitit 2023”, tha Kurti.

Por, ajo që nevojitet tani, sipas Kurtit, është që, “së bashku me Beogradin, ta nënshkruajmë këtë paketë të Marrëveshjes Bazë me Aneksin e Zbatimit, si garanci juridike, si dëshmi e vullnetit të mirë dhe si proces i besueshëm e kredibil për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”.

kosovësnivelpërshtatshëm

Të ngjashme

Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

12:23
Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

08:32
Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës

Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës

23:34
Gjinali: Kosova duhet të intensifikojë lobimin në SHBA dhe të rikthejë dialogun strategjik

Gjinali: Kosova duhet të intensifikojë lobimin në SHBA dhe të rikthejë dialogun strategjik

19:21

Më shumë nga Lajme

  • 17:08Hoti për Qeverinë Kurti: Kam përshtypjen se trajnohen për ta mashtruar publikun
  • 17:07Kurti pranon letër falënderimi nga bashkëkryetarët e socialdemokratëve zviceranë
  • 16:48Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
  • 16:47"Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit
  • 16:35Rama “luan futboll” me VV-në: Publikon videon ku i driblon Kurtin, Dejonën e Muratin