Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Janina Ymeri publikon shifrat për importin e naftës: Të hyrat janë marramendëse, por qeveria e injoron çështjen

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 19:35
Janina Ymeri publikon shifrat për importin e naftës: Të hyrat janë marramendëse, por qeveria e injoron çështjen

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka publikuar të dhëna mbi importin e naftës në Kosovë për muajt janar dhe shkurt të vitit 2026, duke ngritur shqetësime për të hyrat që, sipas saj, përfiton shteti nga ky sektor. Në një postim publik, Ymeri ka bërë të ditur se gjatë 59 ditëve të para të vitit, Kosova ka importuar naftë në vlerë prej mbi 61 milionë euro.

“Për informatë, në Janar edhe Shkurt, 2026 Kosova ka importuar: 61,391,073.08 euro naftë ose 61 milionë i deklaruar në Doganë të Kosovës për 59 ditë,” ka shkruar ajo.

Sipas saj, nga kjo sasi janë mbledhur dhjetëra milionë euro përmes akcizës dhe TVSh-së. “Akcizë për këtë sasi nafte (97,936,389 litra) është marrë 41,363,576.37 ose 41 milionë. TVSH për këtë vlerë të deklaruar importi është marrë 18,336,961.53 ose 18 milionë,” theksoi Ymeri.

Deputetja e LDK-së ka vlerësuar se këto shifra shpjegojnë qasjen e institucioneve ndaj çmimit të naftës. “Tash mund ta kuptoni pse qeveria edhe injoron këtë lloj mundësie, sepse arkëtimi është në shuma marramendëse,” ka deklaruar ajo.

Ajo ka shtuar se rritja e çmimeve ndikon drejtpërdrejt edhe në të hyrat nga TVSh-ja. “Gjithashtu me rritjen e çmimit të naftës rritet e vlera e TVSh-së,” shkroi Ymeri.

Ajo ka reaguar edhe ndaj diskutimeve mbi mënyrën e mbledhjes së TVSh-së.

“Ligjëratat se qysh TVSh nuk e merr shteti i kurseni ju lutem se TVSh-në e paguajmë ne si qytetarë në fund edhe ky është konteksti sot për sot,” shtoi deputetja.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 19:45Arrestohet Vlora Hyseni
  • 19:36Ish-zyrtari amerikan: UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime, kjo gjykatë nuk duhej ngritur
  • 19:19Eliza Hoxha nuk i mban lotët në mes të emisionit, ndërsa flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 19:12​Tahiri u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së sotme
  • 19:10Ahmeti për vendimin e Speciales: Kjo është goditja më e madhe që e ka marrë shteti i Kosovës