Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Jemi duke punuar…”, deklarohen nga Policia rreth zhdukjes misterioze të veteranit të UÇK-së tash e 8 muaj

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 17:06
“Jemi duke punuar…”, deklarohen nga Policia rreth zhdukjes misterioze të veteranit të UÇK-së tash e 8 muaj

Policia e Kosovës është deklaruar për rastin e zhdukjes së veteranit të UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit, ku edhe pas 8 muajsh familja ende nuk kanë asnjë informacion nga ai.

Sipas familjarëve, Tejeci është zhdukur më 23 janar të këtij viti.

“Babi im, Zylfi Tejeci është i zhdukur nga 23 janari, sot 8 muaj janë bërë dhe ende nuk kemi asnjë informacion për fatin e tij”.

Djali i të zhdukurit, Zylfi Tejecit, Ardian Tejecit, për Insajderin tha se rastin e kanë raportuar në polici, por deri më tani nuk dinë asgjë për të.

“Nuk kemi asnjë informacion, polica thotë vetëm hetimet vazhdojnë”.

Ardian Tejeci ka treguar edhe se si ka ndodhur zhdukja e babait të tij.

“Me datën 23 janar është pa për herë të fundit me një lokal në fshatin Planej të Hasit, pas atij momenti ka hypë në veturë për me shku në shtëpi dhe nga ai moment është zhdukur prej asaj date s’kemi asnjë informacion për të”, tha ai tutje.

Rreth këtij rasti, nga Policia thanë se kanë bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, me qëllim gjetjen e tij.

Mirëpo deri më tani personi i zhdukur nuk është gjetur.

“Të nderuar, Që nga data 23 janar 2025, është raportuar si person i zhdukur z. Zylfi Tejeci. Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, ka hapur rastin dhe ka ndërmarrë veprime të shumta hetimore me qëllim gjetjen e tij. Deri më tani, personi i zhdukur nuk është gjetur. Megjithatë, Policia e Kosovës, përmes Sektorit Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale në Prizren, po punon me përkushtim të plotë për zbardhjen e rastit”./Insajderi

Më shumë nga Lajme

  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje