Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Jeni të nerevitshëm, marre”, Çitaku ‘shpërthen’ ndaj VV-së: FSK s’ka shkuar në veri për luftë, po abuzoni me vdekjen e një të riu

GD
Gazeta Demos29 korrik 2025 në 13:24
“Jeni të nerevitshëm, marre”, Çitaku ‘shpërthen’ ndaj VV-së: FSK s’ka shkuar në veri për luftë, po abuzoni me vdekjen e një të riu

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje të cilët përmes një postimi sot thanë se FSK-ja ka zbarkuar për herë të parë në veri, e për këtë ajo thotë se po abuzohet me vdekjen tragjike të një të riu.

Ajo madje i ka quajtur të neveritshëm VV-në.

Në reagimin e saj ajo thotë se FSK-ja s’ka shkuar për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht.

“Jeni të neveritshëm. A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike? FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë. Por nuk do t’ia dilni. Marre ju qoftë”, shkruan mes tjerash ajo.

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë jehonë shkuarjes së FSK-së në veri të vendit në angazhimin për të gjetur trupin e mërgimtarit të zhdukur, duke shkruar se kjo po ndodh për herë të parë.

“FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”, thuhet në postimin e VV-së.

Më shumë nga Lajme

  • 22:54Trump: SHBA-ja ka hequr të gjitha minat në ngushticën e Hormuzit
  • 22:44Enver Hoxhaj nis mobilizimin e strukturave të PDK-së për pritjen e ish-liderëve të UÇK-së
  • 22:43Nesër kufizime nga ora 11:00 deri më 17:30 për kamionët në autoudhë
  • 22:42Ra nga 50 metra lartësi në humnerë, shpëtohet 51-vjeçari në Mallakastër
  • 22:40Aleanca nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë