Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Jeta Xharra i përgjigjet Përparim Ramës: Kemi publikuar opinion të Lule Gjelit, autori s’është i panjohur – faqja na sulmoi edhe ne

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 22:22
Jeta Xharra i përgjigjet Përparim Ramës: Kemi publikuar opinion të Lule Gjelit, autori s’është i panjohur – faqja na sulmoi edhe ne

Mediumi Kallxo.com ka dalë me një sqarim pas pyetjeve që kanë shkuar në adresë të tyre nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, rreth profilit “Lule Gjeli” dhe një opinioni të publikuar po me këtë emër në faqen e Kallxo.com në vitin 2020, shkruan Gazeta Express.

Kallxo në sqarimin e tyre kanë pranuar që e kanë publikuar atë opinion me pseudonim “Lule Gjeli” me kërkesë të autorit, duke potencuar se ai nuk është i panjohur për redaksinë.

“Përgjigje: Identiteti i autorit me pseudonimin “Lule Gjeli” nuk është i panjohur për ne. Autori i opinionit të publikuar në KALLXO.com ka kërkuar që artikullin e dërguar si opinion ta publikojë me pseudonim”, thuhet në reagimin e Kallxo.

Kallxo në sqarim thonë se pas publikimit të shkrimit, nuk kanë pasur kurrfarë bashkëpunimi tjetër me autorin e opinionit e as me profilin “Lule Gjeli”

“Pos publikimit të opinionit, kurrfarë bashkëpunimi tjetër nuk ka pasur as me autorin e opinionit, e as me facebook profilin Lule Gjeli. Vlerësimet dhe shenjëzimet e postimeve të profilit Lule Gjeli në Facebook si të rreme nuk do t’i quajmë si bashkëpunim, sepse disa herë kemi qenë të sulmuar mu për shkak të punës sonë në shenjëzimin e këtyre postimeve të rreme”, thuhet në përgjigjen e Kallxo për Përparim Ramën.

Sa i përket periudhës së bashkëpunimit dhe pagesës, Kallxo ka treguar se ka ndodhur në vitin 2020 dhe se nuk e kanë paguar publikimin në fjalë.

“Përgjigje: Publikimi i opinionit ka ndodhur me 27.08.2020. Autori i këtij opinioni as nuk është paguar, e as nuk ka paguar në asnjë formë, në asnjë moment, në asnjë mënyrë për këtë publikim. Puna në redaktimin e këtij opinioni është mbuluar me fondet vetanake të KALLXO.com.”, thuhet në sqarim.

Kallxo gjithashtu ka treguar se i kanë verifikuar si të rrejshme dhjetëra postime të faqes “Lule Gjeli” dhe kanë treguar se edhe vetë si shtëpi mediatike janë sulmuar nga profili i njejtë./

Më shumë nga Lajme

  • 14:44Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje
  • 14:43Ftesa e Haxhiut për takim, Ismaili: Manipulim i radhës, PDK nuk do të marrë pjesë
  • 14:19Ismaili: PDK-ja i dërgon sërish letër Deharit për vazhdimin e seancës më 16 gusht
  • 14:01Drejt detit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje nga Kosova përmes Morinës
  • 14:00AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve