Kandidati i LDK-së për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj, ka nisur ditën me vizitë tek Mehmet Bojku, një figurë e shquar siç e quan ai, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Fcaebook, tregon për historinë e tij duke theksuar se takimi me të ishte fymëzues.
”Një emër që në vete ngërthen shumë: ish i burgosur politik, udhëheqës i sektorëve të rëndësishëm në UÇK gjatë luftës, kryetari i parë i zgjedhur me votë të lirë pas çlirimit, dhe kryetar i nderuar i LDK-së në Deçan. Njeri i urtë, i matur dhe vizionar, që përherë ka qëndruar në krah të së drejtës dhe interesit të qytetarëve”, shkruan ai.
Postimi i tij:
I veçantë është çdo mëngjes që e fillojmë pranë njerëzve me histori, dinjitet dhe vizion. Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë një figurë të shquar të Isniqit dhe Deçanit – Mehmet Bojkun.
