Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Jimmy Kimmel thotë se nuk ka ‘patur kurrë qëllim ta zvogëlojë’ vrasjen e Charlie Kirk

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 08:13
Jimmy Kimmel thotë se nuk ka ‘patur kurrë qëllim ta zvogëlojë’ vrasjen e Charlie Kirk

Komediani amerikan Jimmy Kimmel ka deklaruar se “nuk ka qenë kurrë qëllimi” i tij të zbusë vrasjen e Charlie Kirk, në emisionin e tij të parë të vonë të natës pas heqjes së pezullimit nga ABC.

Në monologun hapës, Kimmel kritikoi gjithashtu Donald Trump dhe kryetarin e FCC-së për kërcënime që i cilësoi si “jo-amerikane” ndaj lirisë së fjalës.

Javën e kaluar, transmetimi i emisionit u ndërpre për shkak të komenteve që Kimmel bëri lidhur me vdekjen e aktivistit konservator Charlie Kirk.

Një orë para fillimit të shfaqjes së tij, Trump reagoi duke thënë se “nuk mund ta besojë” që ABC mori një “kthesë 180 gradë”, duke shtuar: “Mendoj se do ta testojmë ABC-në për këtë”.

Pezullimi i papritur erdhi pasi rregullatori federal i transmetimeve kërcënoi me revokimin e licencës së ABC-së, duke nxitur debat në mbarë vendin mbi lirinë e shprehjes.

Megjithëse ABC, që është në pronësi të Disney, riktheu në transmetim “Jimmy Kimmel Live”, disa stacione lokale si Nexstar dhe Sinclair njoftuan se nuk do ta shfaqin programin.

Disney sqaroi të hënën se e kishte pezulluar shfaqjen sepse “mendoi se disa nga komentet ishin të papërshtatshme dhe të pandjeshme”.

Më shumë nga Lajme

  • 13:07Deklarata kundër Speciales, Haxhiu: Do të kontribuojmë në draftimin e saj
  • 13:03Tahiri: Haxhiu u zotua që të flasë me Kurtin për pr/ligjin për Specialen
  • 13:02Tahiri: Nënkryetari i Kuvendit nga PDK do të zgjidhet të hënën
  • 12:44Kryesia e Kuvendit pajtohet për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales
  • 12:43Musliu kërkon që ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me mesazhin “JO NË EMRIN TIM!”