Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Haxhiu u zotua që të flasë me Kurtin për pr/ligjin për Specialen

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 13:03
Tahiri: Haxhiu u zotua që të flasë me Kurtin për pr/ligjin për Specialen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për miratimin e projektligjit, duke bërë të ditur se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zotuar se do të diskutojë me kryeministrin Albin Kurti në mënyrë që të shmangen zvarritjet administrative në Qeveri.

Tahiri theksoi se drafti nuk duhet të mbahet për 30 ditë në ekzekutiv, siç e lejon rregullorja, por ekspertët duhet të mblidhen me urgjencë brenda ditës për të dhënë vlerësimin dhe për ta rikthyer menjëherë në Kuvend.

“Pika kryesore është projektligji. Këtu desha të alarmoj dhe të bëj thirrje për mbështetje për këtë ligj. Zonja Haxhiu u zotua se sot ka me folë me kryeministrin Albin Kurti, në mënyrë që t'i përshpejtojmë procedurat në Qeveri dhe mos me u mbajtë 30 ditë, siç e parasheh ligji dhe rregullorja”, deklaroi Tahiri.

Më tej, deputeti i PDK-së sqaroi se me funksionalizimin e komisioneve parlamentare në fillim të javës, ekziston mundësia reale që projektligji të miratohet në kohë rekorde, me kusht që të ketë vullnet politik nga të gjitha partitë.

“Brenda ditës të mblidhen ekspertët, me dhënë vendimin dhe me e kthye në Kuvend. Komisionet do të bëhen funksionale të hënën dhe mundemi që të hënën apo maksimalisht të martën ta kalojmë ligjin, nëse ekziston vullneti politik”, përfundoi Tahiri.

tahirihaxhiuzotua

Të ngjashme

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

13:06
Edita Tahiri kritikon ashpër Kurtin e Ramën pas vizitës në SHBA, e cilëson të dështuar: Alarm për të dyja shtetet

Edita Tahiri kritikon ashpër Kurtin e Ramën pas vizitës në SHBA, e cilëson të dështuar: Alarm për të dyja shtetet

08:05
Haxhiu për kërkesën e PDK-së për Specialen: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë qëllim vetëm të duket se po bëjmë diçka

Haxhiu për kërkesën e PDK-së për Specialen: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë qëllim vetëm të duket se po bëjmë diçka

13:26
Familjarët refuzuan takimin, Haxhiu: Derën e kanë të hapur, i përgëzoj qytetarët për protesta

Familjarët refuzuan takimin, Haxhiu: Derën e kanë të hapur, i përgëzoj qytetarët për protesta

13:21

Më shumë nga Lajme

  • 14:45A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…
  • 14:24Pse heshti për dënimin e ish-krerëve, Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media
  • 14:20Verdikti i Hagës, Gërvalla: Ministria po e analizon projektligjin e PDK, kërkon analizë të kujdesshme
  • 14:17Vuçiq bisedon me Putinin, i kumton se do të japë dorëheqje
  • 14:12Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët