Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pula tregon anën e panjohur të presidentes së re

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 19:13
“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pula tregon anën e panjohur të presidentes së re

Prof. Dr. Vjosa Sadriu Hamiti, profesoreshë e gjuhës gjermane në Universitetin e Prishtinës ka folur për presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, të cilën e ka mikeshë të afërt.

Ajo e përshkroi presidenten e sapoemëruar si një figurë të përkushtuar ndaj punës, akademisë dhe artit, raporton Top Channel.

Sipas saj, emri i Justines erdhi në mënyrë të befasishme, ndërsa përzgjedhja e saj përcjell një mesazh të rëndësishëm për mundësinë e arritjes së posteve më të larta shtetërore përmes punës dhe përkushtimit.

Ajo theksoi se presidentja e re vjen nga një profil i ndryshëm, i ndërtuar mbi një karrierë akademike dhe kërkimore, duke përmendur hulumtimet dhe librat e saj.

“Emri i saj erdhi në mënyrë të befasishme. Emri i saj është sinonim i unitetit dhe i punës së vazhdueshme. Justina vjen nga një background komplet tjetër, që është i përmbushur si në aspektin akademik, me hulumtimet e librat e saj. Për ne ishte një gëzim shumë i madh, ajo përçon një mesazh, që me punë serioze mund të arrihen edhe majat e institucioneve më të larta shtetërore.

“Presidentja është një grua që ka një familje shumë të mirë dhe të shëndoshë. Ka 4 fëmijë, një vajzë, një djalë dhe binjakë djem. Në kohën kur ne ishim komshinj, tre vite, unë të përbashkët kemi se edhe unë kam binjakë. Më ka pas dhënë shumë këshilla, se si duhet të silleshe si nënë e re, sidomos me binjakë”.

“Është një personalitet i njohur në Kosovë dhe akademinë shkencore në Shqipëri. Babai i saj ka qenë artist, të përbashkët me të e kemi dashurinë për artin”.

“Talenti i presidentes mund të them që është një koleksioniste, shumë e dhënë pas artit vizual, piktura e skulptura të ndryshme. Në shtëpinë e saj ka piktura të të gjithë piktorëve shqiptarë. Është artdashëse, vjen nga familja, por na e ka trashëguar edhe neve si mike të saj”, tha ajo.

justinafëmijëmikesha

Të ngjashme

Rama uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

Rama uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

19:55
A e dini se djali i Presidentes Justina Shiroka Pula ka qenë futbollist i njohur në Kosovë?

A e dini se djali i Presidentes Justina Shiroka Pula ka qenë futbollist i njohur në Kosovë?

17:15
Rita Ora shpërndan momentin kur Justina Shiroka-Pula betohet si presidente

Rita Ora shpërndan momentin kur Justina Shiroka-Pula betohet si presidente

15:58
Personalitete të shumta shtetërore në inaugurimin e Presidentes Justina Shiroka-Pula

Personalitete të shumta shtetërore në inaugurimin e Presidentes Justina Shiroka-Pula

15:49

Më shumë nga Lajme

  • 20:30Qytetarët për zgjedhjen e presidentes: Është krijuar stabilitet politik
  • 20:22Ronaldo i dërgon mesazh Messit: Historia jote do të mbetet përgjithmonë!
  • 20:09Çka pati deklaruar presidentja e zgjedhur para pak kohësh për vendimin e Specialës për ish-krerët e UÇK-së?
  • 20:02" VV nuk mori asgjë, përmbushi kërkesën e PDK-së"
  • 19:54Ambasadori hungarez uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente