Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ka pas puls, asnjëherë s’i ka ra asaj rruge”, flet arsimtari i të miturit që vdiq pasi ra në një lumë në Gadime

GD
Gazeta Demos28 janar 2026 në 12:06
“Ka pas puls, asnjëherë s’i ka ra asaj rruge”, flet arsimtari i të miturit që vdiq pasi ra në një lumë në Gadime

Arsimtari i Zejn Zejnullahu, të miturit në Lipjan që vdiq pasi ra në lumë, ka dhënë detaje të reja për tragjedinë që i preku.

Ai ka thënë se lajmin fillimisht e kishin kuptuar nga mëesuesja e viktimës, duke shtuar se me të kuptuar si informacion, kishin dal përreth fshatit për ta kërkuar.

I njëjti thotë se gjetja e të miturit u bë pas 20 minutash, me ndihmën e kamerave të cilat i drejtuan kërkimet për në lumin e fshatit.

“Momentin që e kemi kuptu nga mësuesja në grupin ku jemi të gjithë arsimtarët, ne jemi ardhë te familjarët dhe e kemi kuptuar që Zejna nuk është kthyer nga mësimi. Ne jemi angazhuar për kërkimin e Zejnës. Pas 20 minutash qytetarët e Gadimës e kanë gjetur Zejnën aty ku kanë dyshuar, në lumë, e kanë parë në kamera”, tha ai.

Arstimtari në Gadime shton se viktima asnjëherë për gjatë kthimit në shtëpi nuk e kishte frekuentuar rrugën që e mori dje. “Familjarët kanë thënë që asnjëherë ai nuk është kthyer nga ajo anë, gjithmonë e ka frekuentuar një tjetër rrugë. Mirëpo në momentin kur e ka lëshuar udhën, ne kemi dyshuar që ka rënë në lumë, dhe e kemi gjetur në Gadime të Ulët ku unë dhe një arsimtar i kemi dhënë ndihmën e parë”.

Me gjitha përpjekjet pas dhënies së ndihmës së parë, arsimtari tregon se Zejna në momentin kur u gjet nga ta ende kishte puls, për të ndërruar jetë pak më vonë në Emergjencë. “Jemi mundu, ka pas puls. I ka dhënë ndihmë edhe infermierja e doktori që ka qenë rastësisht në moment aty. Deri në Emergjencë i kemi dhënë ndihmë me stafin e mjekëve. Aty edhe ka ndërru jetë. Nuk ka mujtë me i qëndru plagëve që i ka marrë gjatë lumit”, tha ai.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 16:51Hiri i Etnës mban të mbyllur aeroportin e Katanias deri të premten
  • 16:39Kadrijaj pyet Fitore Pacollin: Çka është kjo veshje në zyre të ministres, na duhet njerëz me integritet në shtet
  • 16:35Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve për kontratë milionëshe të ndërtimit të urave
  • 16:33Rama: Ukraina e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme
  • 16:28Ushtarët italianë të KFOR’it zhvillojnë trajnim qitje me municion të vërtetë pranë Prishtinës