Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kabashi-Ramaj nga foltorja e Kuvendit: Deputeti Kurti po e çon vendin drejt autokracisë, të konstituohet Kuvendi

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 12:01
Kabashi-Ramaj nga foltorja e Kuvendit: Deputeti Kurti po e çon vendin drejt autokracisë, të konstituohet Kuvendi

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 ka qenë të pranishëm në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës nga ku thanë se aty do të duhej të mbahej vazhdimi i seancës konstituive.

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi Ramaj, nga foltorja e sallës plenare, i bëri thirrje kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe partisë së tij ta konstituojnë Kuvendin.

“Nuk po kërkojmë privilegj. Po kërkojmë diçka elementare: të funksionojë shteti.

Prandaj, Kurti, thirre seancën. Konstituoje Kuvendin. Respekto Kushtetutën dhe lëri institucionet të bëjnë punën e tyre. Sepse Kosova nuk është pronë e një lideri. Kosova u përket qytetarëve të saj. Dhe askush, absolutisht askush, nuk ka të drejtë ta mbajë peng të ardhmen e saj”, tha ajo.

Kabashi Ramaj theksoi se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë zgjedhur nga qytetarët për të punuar dhe për t’i trajtuar problemet e tyre, jo për të mbetur peng i krizës së shkaktuar nga Albin Kurti.

“Asnjë fitore zgjedhore nuk i jep askujt të drejtën ta vendosë veten mbi Kushtetutën. Asnjë lider nuk është mbi shtetin. Asnjë parti nuk është mbi Kosovën. Ajo që po ndodhë këtu është një krizë shtetërore e shkaktuar nga partia së cilës qytetarët ia kanë dhënë përgjegjësinë për t’i konstituuar institucionet, por që në realitet ka vendosur ta mbajë krejt shtetin peng! E pasojat i ndien pacienti që pret trajtim dhe mjeku që punon në kushte të vështira. I ndien polici, ushtari dhe zjarrfikësi që mbrojnë vendin, por vazhdojnë pa sigurim të mirëfilltë shëndetësor dhe jetësor. I ndien mësuesi. Studenti që pyet a ka të ardhme këtu. Fermeri që pret mbështetjen. Biznesi që kërkon stabilitet. Ju, qytetarë, po e paguani çmimin e një shteti që nuk po lejohet të funksionojë”, shtoi ajo.

Kabashi-Ramaj tha se Kurti po provon të simulojë normalitet në vend, por po e dërgon rendin shtetëror e institucional drejt autokracisë.

“Rreziku që po i kanoset Kosovës sonë dhe demokracisë që me aq shumë mund e sakrificë e kemi krijuar, është i madh! Demokracia nuk zhbëhet domosdoshmërisht brenda një nate. Ajo fillon të dobësohet kur një lider nuk i pranon më kufijtë që ia vendos Kushtetuta. Kur Kuvendi mbahet jofunksional. Kur pushteti përqendrohet gjithnjë e më shumë dhe institucionet që duhet ta kontrollojnë atë dobësohen. Këto janë shenja paralajmëruese të rrëshqitjes drejt autokracisë”, shtoi ajo.

kurtikuvenditfoltorja

Të ngjashme

“Kurti po i shmanget Kuvendit”, Mustafa: Duhet të heqë dorë nga bllokada

“Kurti po i shmanget Kuvendit”, Mustafa: Duhet të heqë dorë nga bllokada

18:43
“Kushtetuta është mbi çdo parti e lider”, Çitaku kërkon konstituimin e Kuvendit

“Kushtetuta është mbi çdo parti e lider”, Çitaku kërkon konstituimin e Kuvendit

11:47
Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës

Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës

11:19
Rama: Kurti shkeli vendimet e Kushtetueses, përçmoi prokurorët e keqpërdori paranë publike- Kosova s’është pronë e tij

Rama: Kurti shkeli vendimet e Kushtetueses, përçmoi prokurorët e keqpërdori paranë publike- Kosova s’është pronë e tij

11:10

Më shumë nga Lajme

  • 12:53“Qe qysh funksionon ekonomia e Kurtistanit”: Arifi kritikon Kurtin për marrëveshjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut
  • 12:39Vuçiq letër NATO-s: I lutem Ruttes të mos e lejojë hapjen e urës së Ibrit
  • 12:38Kryetarët e komunave paralajmërojnë protestë para Qeverisë Kurti në shtator
  • 12:33Operacion i rrallë në Klinikën Torakale: 23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh
  • 12:21Irani rendit kërkesat kryesore për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit