Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kurti po i shmanget Kuvendit”, Mustafa: Duhet të heqë dorë nga bllokada

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 18:43
“Kurti po i shmanget Kuvendit”, Mustafa: Duhet të heqë dorë nga bllokada

Deputeti Arben Mustara ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar nga ai që të paraqitet në Kuvendin e Kosovës dhe t’i hapë rrugë konstituimit të institucioneve.

Mustara tha se prej disa ditësh po e presin Kurtin para Zyrës së Kryeministrit për t’i përcjellë një mesazh të qartë.

“Ka disa ditë që presim z. Kurti para Zyrës së Kryeministrit për të përcjellë një mesazh të qartë që ai të vijë në Kuvend. Aty ku e ka vendin si deputet i betuar i Kuvendit të Kosovës dhe t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit dhe t’i heqë dorë nga bllokada që po i bën shtetit dhe institucioneve të vendit”, tha Mustara.

Sipas tij, Kurti po shmang kontaktet me deputetët dhe duhet të jetë i pranishëm në Kuvend.

“Po i shmanget kontaktit me deputetë. Nuk ka nevojë me shmang kontaktet me ne. Ne dëshirojmë që të përcjellim mesazhin që ai e ka vendin në Kuvend edhe në Zyrën e Kryeministrit”, u shpreh ai.

Mustara theksoi se, sipas tij, Kurti nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të kryeministrit.

“Në Kosovë nuk mund të jesh edhe deputet edhe kryeministër. Kryeministri i ka detyrat e veta, edhe deputetët i kanë detyrat e veta. Kurti është betuar si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës ka për detyrë ta mbikëqyrë Qeverinë”, deklaroi Mustara.

Ai akuzoi Kurtin se po vepron përtej normave juridike dhe se po vazhdon të ushtrojë detyrën e kryeministrit pa mandat të ri.

“Ajo që po bën Kurti në vazhdimësi, po shohim një tendencë për të operuar përtej normave juridike në Kosovë”, tha Mustara.

Në fund, ai tha se qytetarët po përballen me vështirësi të shumta, ndërsa sipas tij, Kurti po vazhdon ta ushtrojë pushtetin dhe të marrë vendime pavarësisht situatës institucionale.

“Albin Kurti po e ushtron detyrën pa e pasur atë të drejtë. Dhe sigurisht kjo situatë nuk po i pengon atij personalisht. Albin Kurti nuk ka vuajtur në këtë periudhë, e ka shfrytëzuar pushtetin në vazhdimësi dhe ka tentuar të marrë vendime”, përfundoi Mustara.

Mustafa deklaroi se ditëve në vijim PDK-ja do të drejtohet tek institucionet e drejtësisë për vendimet që qeveria po i merr nëkëtë kohë.

“Ne kemi një aktvendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se brenda afatit prej 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit pas certifikimit të zgjedhjeve. Nuk mund të kërkojmë sërish interpretim, kur Gjykata është shprehur një herë. Kurti po kërkon kohë”, tha Mustafa./dukagjini

kurtikuvenditmustara

Të ngjashme

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

23:55
Dy komisione parlamentare dhe Kryesia e Kuvendit mblidhen të hënën

Dy komisione parlamentare dhe Kryesia e Kuvendit mblidhen të hënën

08:17
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

16:35

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë
  • 23:22Kështu u vlerësua Zhegrova në ato pak minuta të luajtura ndaj Lazios
  • 22:57Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
  • 22:42Video e papublikuar, deputetja duke shëruar luftëtarët në luftë
  • 22:39Kryekuvendari shqiptar bën thirrje për dialog: T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!