Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar Qeverinë për moszgjedhjen e Presidentit, duke thënë se takimet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, nëjherit kryeministër, Albin Kurti, i bëri me dy kryetarët e dy partive opozitare, atë të PDK-së dhe LDK-së, ishte një lojë, që qëllim kishin marrjen e pushtetit. Kadrijaj komentoi edhe dekretin për shpërndarjen e e Kuvendit që e nxori presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e që për Vetëvendosjen, po konsiderohet të jetë antikushtetues.
“Domethënë ka qenë kjo lojë me pasë zvarritje të prezantimit të një kandidati ose kërkesat që kanë qenë e partive të tjera që të kemi një kandidat konsensual për votim dhe mospranim edhe ato ftesa që u bënë njëanshëm, qoftë me Bedri Hamzën, apo me Abdixhikun pa ditë ose pa pasë një emër të përcaktuar se për kënd po diskutohet dhe kush do të jetë një kandidat konsensual, kanë qenë krejt formale, kanë qenë formale, s’ka dashtë me bë zgjedhje, qëllimi është që me e marrë të gjithë pushtetin”, shtoi Kadrijaj.
Deputetja komentoi edhe amendamentimet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të presidentes/it nga populli.
“Në qoftë se do të shohim me ato amandamentet për ndryshimin kushtetues që presidenti me u zgjedh nga populli, ne të gjithë kemi ditë dhe kemi përvojë politike se është e pamundur sepse për çdo ndryshim në Kushtetutën e vendit kërkohen, përpos që duhen dy të tretat e votave të deputetëve, duhen edhe dy të tretat e votave të minoritetit serb, gjë që ne e kemi pa që ata as që kanë qenë fare prezentë”, tha Kadrijaj për EO.
Kadrijaj e vlerësoi pozitivisht dekretin e shpallur të presidentes Osmani për shpërbërjen e Kuvendit.
