Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 22:19
Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

Analisti Vehbi Kajtazi, e ka komentuar aktvendimin e Gjykatës Supreme, ku dje e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin për arkat fiskale të ministrit në detyrë, Hekuran Murati.

Kajtazi tha se Supremja nuk është marrë se a duhet të liberalizohet a digjitalizohet shërbimi i arkave fiskale, por sipas tij, Supremja ka tëhnë se Murati nuk ka të drejtë ta ushtrojë funksionin e ministrit prej ditës që është certifikuar rezultati zgjedhor.

“Ky aktgjykim, i ushtruar nga një avokat që ka pasur qëllim thjeshtë si përfaqësues i bizneseve, ka konstatuar se Albin Kurti dhe të gjithë ata ministra që e quajnë veten dhe që janë deputetë janë duke ushtruar funksionet e tyre në mënyrë të kundërligjshme”.

“Pra, prej 27 marsit, Albin Kurti si deputet e ka marrë peng Qeverinë e Kosovës dhe po ashtu në të njëjtën kohë e ka marrë peng edhe Kuvendin e Kosovës. Këta janë tepër të padijshëm, përveç që janë kriminelë. Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, këshillë juridike shkruan se ‘ky aktgjykim nuk mund të apelohet’. Pra, ky duhet zbatuar automatikisht”, tha Kajtazi.

Tutje, ai tha se Prokuroria Speciale, që nga dita e djeshme duhet të jetë e gatshme që ta arrestojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë që janë edhe deputetë.

“Prej dje që është nxjerrë ky aktgjykim, Prokuroria Speciale në krye me Blerim Isufajn, duhet të jetë e gatshme që këta njerëz t’i arrestojë. Pra, duhet ta arrestojë Albin Kurtin, Hekuran Muratin, Xhelal Sveçlën, Albulena Haxhiun. Të gjithë këta që provojnë të hyjnë në institucionin e qeverisë, duhet të arrestohen”, tha ai në Klan Kosova.

Vehbi Kajtazi

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet