Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kallashnikovi i UÇK-së në koleksionin e ‘Imperial War Museum’ në Londër

GD
Gazeta Demos4 dhjetor 2025 në 14:37
Kallashnikovi i UÇK-së në koleksionin e ‘Imperial War Museum’ në Londër

Një armë e tipit kallashnikov e përdorur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë rezistencës së armatosur në vitet ’90, ka përfunduar në koleksionin e ‘Imperial War Museum’ në Londër. Jonathan Ferguson, ekspert i armëve, ka treguar se kjo armë është model shqiptar i prodhuar në vitin 1986, bazuar në versionin kinez Type 56.

Por një detaj e bën këtë kallashnikov të veçantë: në pjesën e drurit është gdhendur akronimi “UÇK” që sipas Ferguson përfaqëson një tipologji tipike që ruan një lidhje të drejtpërdrejtë me luftën në Kosovë dhe intervenimin e NATO-s në vitin 1999.

“Britania e Madhe u përfshi fillimisht duke kryer sulme ajrore, pastaj në terren si pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s, dhe pikërisht gjatë këtij misioni, ose më saktë, përmes kësaj ndërhyrjeje, arritëm të siguronim këtë armë. Nuk i dimë detajet, nuk e dimë se kush e ka mbajtur këtë armë apo për çfarë është përdorur”, ka theksuar Ferguson, raporton AP .

Në koleksionin e muzeut, përveç armës të luftëtarit të panjohur të UÇK-së, ruhen edhe vizatime që reflektojnë përvojën e fëmijëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Një prej tyre tregon një luftëtar të UÇK-së në uniformë, i cili mban në duar një AK-47.

Imperial War MuseumUÇK

Më shumë nga Lajme

  • 20:12Çka përmban ankesa e Blerim Isufajt në Supreme për shkarkimin e tij?
  • 20:04​Kosova pret avancim të marrëveshjeve rajonale nga samiti i Procesit të Berlinit në Mal të Zi
  • 19:57Zyrtarët e partisë së tij po e shajnë Ramën, Kurti nesër ulet në një tavolinë me të
  • 19:54Protestat në Tiranë: Ndalohen 11 persona, shtatë të tjerë lihen të lirë
  • 19:51Deputetja australiane humb të dyja këmbët pasi përplasjes nga një makinë, autoritetet dyshojnë për sulm të qëllimshëm