Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kam dashtë me ftu seancë të jashtëzakonshme”, si e arsyetoi Basha takimin e sotëm të kryesisë

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 16:25
“Kam dashtë me ftu seancë të jashtëzakonshme”, si e arsyetoi Basha takimin e sotëm të kryesisë

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, është deklaruar për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, të thirrur nga ana e tij.

Basha ka pohuar se ‘‘asnjëherë në historinë e Republikës nuk kanë ndodhur mbledhjet e kryesisë pa votimin e Qeverisë’’, porse ai i ka ftuar anëtarët e kryesisë duke pasur parasysh ‘’disa çështje urgjente’’.

“Fillimisht ju njoftojë që arsyeja e vetme ka qenë se jemi në rrethana të jashtëzakonshme. Është e vërtetë që asnjëherë në historinë e Republikës nuk kanë ndodhur mbledhjet e kryesisë pa votimin e Qeverisë por meqenëse ditën e diel nuk u votua qeveria atëherë unë marrë parasysh disa çështje urgjente që e presin vendin kam dashtë me i thirr anëtarët e Kryesisë për me i diskutu këto çështje’’, ka thënë ai.

Si çështje të parë, Basha përmendi buxhetin e RTK-së, duke thënë sot ka planifikuar të votohet raporti dhe të ekzekutohet buxheti për RTK-në.

‘‘E para ka qenë buxheti për RTK-në. Kam takuar edhe sindikatën dhe bordin dhe sa për njohurinë tuaj, drejtorit i skadon afati të premten dhe RTK-ja është pa buxhet. Unë pas diskutimeve që kam pas me ta si kryetar kuvendi i kam dhënë mbështetjen dhe formën e vetme për me ecë përpara është që ne si kryesi i formojmë grupet parlamentare, gjithashtu e bëjmë ndarjen e komisioneve parlamentare, i votojmë me një seancë dhe kam kërkuar që të votohen këto raporti i RTK-së në Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe të ekzekutohet buxheti për RTK-në. Unë e pata paramenduar që do të gjejë mirëkuptimin te anëtarët e kryesisë rrjedhimisht kam dashtë me bo kërkesë me ftu seancë të jashtëzakonshme nesër në mëngjes, për me përfundu themelimin e komisioneve dhe ato kanë mujt menjëherë pas seancës me votu raportin e RTK-së” , ka deklaruar Basha pas seancës.

Më shumë nga Lajme

  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit
  • 22:5548 orë në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt
  • 22:54Cakolli i quan kundërkushtetuese vendimet e sotme të Qeverisë: Jashtë çdo kontrolli institucional
  • 22:48Gashi tregon “formulën” për funksionimin e koalicionit me VV: Çdo gjë tjetër është i palogjikshëm
  • 22:32Burim Ramadani: Skënder Llugiqi është familjar i deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi