Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, Isak Neziri, ka dhënë përgjigje në pesë pyetje jo fort të zakonshme, duke folur për prioritetet dhe qëndrimet e tij politike.
I pyetur se cila do të ishte vizita e tij e parë si deputet, Neziri tha se do të vizitonte familjen e Leotrim Ahmetit, shkruan Gazeta Demos.
“E kam shumë të lehtë këtë përgjigje, për shkak se e kam nënën e Leotrimit, nënën Shukri. Vizita e parë dhe hapi i parë do të ishte vizitë tek familja e Leotrim Ahmetit”, u shpreh ai.
Sa i përket iniciativës së parë në Kuvend, Neziri tha se fokus do të ketë investimet dhe lehtësimi i procedurave për mërgatën.
“Vij nga fusha e biznesit dhe do të insistoj që të konkretizohet ligji për investime, në mënyrë që mërgata jonë ta ketë më të lehtë rrugën ligjore dhe burokratike për investime në Kosovë”, deklaroi ai.
