Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kandidati për deputet nga Lista Studentore: S’duam asnjë kontakt dhe bashkëpunim me Listën Serbe në Kosovë

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 12:58
Kandidati për deputet nga Lista Studentore: S’duam asnjë kontakt dhe bashkëpunim me Listën Serbe në Kosovë

Kandidati i Listës Studentore për deputet në Kuvendin e Serbisë, Jugoslav Gashiq, ka paralajmëruar se nuk do të ketë bashkëpunim politik me Listën Serbe, pasi atë e shohin përmes politikës së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), për të cilën pretendon se ka vepruar në mënyrë katastrofale në Kosovë.

Sipas fjalëve të Gashiqit, Lista Studentore ka të njëjtin qëndrim ndaj Listës Serbe sikurse ndaj politikës së Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit.

“Lista Serbe ishte zbatuese e punëve të SNS-së në territorin e Kosovës dhe Metohisë, me rezultate absolutisht katastrofale. Nuk duam asnjë kontakt dhe asnjë bashkëpunim me ta”, tha ai për Radio KIM-in.

Sipas vlerësimit të tij, rezultatet zgjedhore përfaqësojnë një tronditje serioze politike për Listën Serbe, përfaqësuesit e së cilës, siç konsideron ai, tani janë para së gjithash të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

“Për ta kjo është një befasi e madhe dhe tërmet. Mendoj se janë të shqetësuar për atë se si do të vazhdojnë më tej”, tha Gashiq, duke shtuar se “përfaqësuesit e Listës Serbe aktualisht janë më shumë të preokupuar me çështjen e së ardhmes së tyre politike dhe personale sesa me funksionimin e mëtejshëm të partisë”.

“Lista Serbe ishte absolutisht e bindur se do të fitonte, sepse prej vitesh ishte udhëhequr nga veprime të pandershme dhe presione ndaj popullit tonë, duke i shantazhuar për të votuar për opsionin që ata e mbështesin. E humbën ndjenjën e realitetit dhe menduan se në këtë mënyrë do të fitonin me siguri”, tha Gashiq.

serbelistastudentore

Të ngjashme

Von Cramon përshëndet vendimin e Listës së Studentëve për të mos bashkëpunuar me Listën Serbe

Von Cramon përshëndet vendimin e Listës së Studentëve për të mos bashkëpunuar me Listën Serbe

09:47

Më shumë nga Lajme

  • 12:42Tri ditë në Emergjencën e QKUK-së, mbi 900 pacientë marrin ndihmë mjekësore
  • 12:22Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 12:20Nis punën Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Haxhiu: Pres që të gjithë zyrtarët e ftuar të dëshmojnë, rasti të hetohet nga Prokuroria Speciale
  • 12:17Kërkohet nga policia për vjedhje të rëndë, qytetarët thirren për bashkëpunim
  • 11:45Krasniqi merr pjesë në Konferencën e Dialogut të Schleswig-Holstein-it me Ballkanin Perëndimor: Një mundësi e mirë për dialog