Gjatë një serie kontrollesh të koordinuara në qarkun e Shkodrës, policia ka gjetur dhe asgjësuar 2943 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa, të kultivuara në disa zona të ndryshme të rajonit.
Ky është pjesë e operacionit të koduar “Koordinata”, që ka si qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit dhe parandalimin e përdorimit të tij të paligjshëm.
Zonat e kontrolluara dhe sekuestrimi i bimëve janë Pult dhe Shosh 735 bimë të dyshuara, Kastrat dhe Gruemirë 1631 bimë të dyshuara, Temal dhe Shllak 139 bimë të dyshuara, Luf-Qerret dhe Gjegjan 438 bimë të dyshuara.