Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kapet në Dubai Denis Brajoviq, i dyshuar për disa vepra penale – pritet ekstradimi i tij në Shqipëri

GD
Gazeta Demos23 korrik 2025 në 10:35
Kapet në Dubai Denis Brajoviq, i dyshuar për disa vepra penale – pritet ekstradimi i tij në Shqipëri

Policia e Shtetit ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari, shtetasi shqiptar Denis Brajoviq (37-vjeç), në Dubai.

Ky aksion është realizuar në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Në kuadër të këtij operacioni dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës, Interpol Abu Dhabi dhe autoriteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme të finalizohen procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Denis Brajoviq, 37 vjeç, i cili ndodhej në Dubai”.

“Brajoviq është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash të rënda penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për armëmbajtje pa leje”, ka thënë Policia e Shtetit.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra penale.

“Vrasja me paramendim, kryer në formë të grupit të strukturuar kriminal; Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale; Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Denis Brajoviq njihet edhe si Denis Bajri. Ai është në kërkim për dosjen “Metamorfoza”, i akuzuar nga SPAK se ka vrarë Gjin Ndojin në vitin 2020.

Më shumë nga Lajme

  • 12:11Prokuroria në rastin “12” kundër Thaçit kërkon t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burg
  • 12:08Vazhdon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Diskutohet ndryshimi i ligjit për Specialen
  • 11:23Kuvendi i Prishtinës miraton deklaratën e përbashkët kundër dënimit të çlirimtarëve
  • 11:22Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të
  • 11:21Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta