Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kaq është çmimi i metrës së druve sivjet

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 08:09
Kaq është çmimi i metrës së druve sivjet

Çmimi i druve për ngrohje këtë vit ka mbetur i njëjtë me atë të vitit të kaluar, rreth 60 euro për metër, ndërsa shitësit thonë se interesimi i qytetarëve për blerjen e tyre ka rënë.

Sipas tyre, një nga arsyet mund të jetë përdorimi më i madh i klimave për ngrohje.

Florian Haxholli, punëtor në shitjen e druve, thotë se këtë vit çmimi është 60 euro për metër, me mundësi që të rritet në 70 euro. Sipas tij, interesimi i qytetarëve për blerjen e druve është i ulët.

“Çmimi sivjet është 60 euro për metër, por mund të bëhet 70 euro. Nuk ka të interesuar, tash më shumë me klima po ngrohen”, tha ai, tha Haxholli.

Ndërkohë, qytetarët kanë mendime të ndryshme për çmimet dhe mënyrën e ngrohjes gjatë dimrit.

Qytetari Enver Ahmeti thotë se familja e tij është ngrohur kryesisht me dru, por sipas tij, çmimi i tyre është i lartë.

“Ma së shumti me dru. Deri sivjet, sa ka qenë nana, me dru jemi ngrohur. Çmimi është i shtrenjtë, mos vet”, u shpreh Ahmeti.

Ndërkaq, Arsim Osmani vlerëson se përdorimi i klimave mund të ketë ndikuar në uljen e çmimit të druve.

“Po duket se pak ka ra, përdorimi i klimave me gjasë e ka ul çmimin e druve. Çmimi është i njëjtë si vitin e kaluar, se unë nuk i blej, e kam malin tim. Nxehem me dru sepse është më e shëndetshme”, tha Osmani.

Në anën tjetër, Afërdita Halili Pllana thotë se familja e saj përdor ngrohjen qendrore të Termokosit, por edhe këtë formë të ngrohjes e konsideron të kushtueshme.

“Na ngrohemi me Termokos, me ngrohje të qytetit. Valla, mendoj që çmimet nuk janë të përballueshme, janë shumë të larta”, theksoi ajo. EO

çmimidruvesivjet

Më shumë nga Lajme

  • 10:07Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen
  • 10:03Qeveria themelon Grupin Punues për Apelin e çlirimtarëve
  • 09:57Zbulohet bixhoz në një lokal në Mitrovicë, sekuestrohen mijëra çipa
  • 09:45Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Shipol të Mitrovicës
  • 09:43Kurti i gëzohet funksionalizimit të institucioneve: Më në fund kemi mundësinë të merremi me zhvillim e punësim